Kush është 36-vjeçarja që akuzohet për vrasjen e çiftit Pasho në Itali

108

Kjo që shihni në foto është 36-vjeçarja Elona Kalesha, e cila dyshohet të jetë autore e vrasjes së çiftit Pasho në Firenze të Italisë në vitin 2015. Kalesha asokohe ishte e fejuara e djalit të çiftit, Taulantit.

Sipas mediave italiane, ajo u vu në pranga këtë të martë sepse akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të pajetë të Shpëtim dhe Teuta Pasho. Për arrestimin e saj, referuar mediave fqinje, janë mbledhur dëshmitë e disa personave.

Ata thonë se e kanë parë 36-vjeçaren në 2015 duke dalë nga një shtëpi e marrë me qira me disa valixhe me disa shenja gjaku. Kujtojmë që trupat e pajetë të çiftit Pasho u gjetën në disa valixhe të copëtuara.