Ish-e dashura gazetare i del në mbrojtje shqiptarit ‘më të urryer në botë’, nuk do ta besoni se çfarë thotë për të (FOTO)

224

Martin Shkreli njihet ndryshe si ‘shqiptari më i urryer në botë, drejtori famëkeq i kompanisë ‘Turing Pharmaceuticals’ i burgosur për mashtrim financiar dhe abuzime me çmimet e barnave.

E dashura e tij gazetare Christie Smythe i ka dalë në mbrojtje Martin Shkrelit.

Në një artikull të dielën, revista Elle shkruante se Smythe – ish-gazetare e rrjetit Bloomberg News – ra në dashuri me Shkrelin teksa punonte me çështjet e tij ligjore, dhe rrjedhimisht la burrin e punën e saj për të qëndruar me të.

Shkreli u bë i famshëm në 2015 pasi ngriti 5000-fish çmimin e mjekimit anti-parazitar Daraprim, duke u kthyer shpejt në simbolin e makutërisë së farmaceutikës së SHBA.

Në vitin 2018 ai u dënua me shtatë vjet burg për manipulime financiare, teksa prokurorët thanë se kishte futur në grackë investitorët e kompanisë së tij “me anë të një rrjeti gënjeshtrash e mashtrimesh.”

Ish-e dashura gazetare i del në mbrojtje shqiptarit ‘më të

Në artikullin e revistës Elle thuhej se Shkreli e la të dashurën e tij Smythe duke i shkruar “të uroj sukses për të ardhmen”, çka soli tallje të shumta online për gruan.

Smythe reagoi sot duke mbrojtur Shkrelin në një seri postimesh, duke pretenduar se ai do te kishte mundur studiuesit e tjerë për arritjen e vaksinës së Covid-19, duke shtuar se nuk është “psikopat,” por ka një çrregullim ankthi prandaj“nganjëherë vepron në mënyrë të çuditshme e të ngathët.”

Kur u pyet nëse kishte pendesa për historinë e tyre, Smythe u përgjigj“Zero”, por refuzonte se Shkreli është “njeriu më i keq në historinë e SHBA”.

Ish-e dashura gazetare i del në mbrojtje shqiptarit ‘më të

“Unë e thashë mendimin tim. E kam mbrojtur Martin kur asnjë tjetër nuk e bënte,” tha ajo.

Pas skandalit për çmimin e mjekimeve, Shkreli u kthye në një objektiv të vazhdueshëm të zemërimit publik, me komente tallëse si “ofron një fije floku të Hillary Clinton për $5,000”.

E përditshmja Washington Post akuzonte Shkreli se kërkonte të fitonte rolin e “super-të-keqit të internetit,” duke shijuar famën e tij të keqe.

Ish-e dashura gazetare i del në mbrojtje shqiptarit ‘më të