“I vrasin kur vijnë për festa”, Klodiana Lala nxjerr prapaskenat e rënda të krimit shqiptar, ndërhyn Artan Hoxha dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Larg qoftë nëse bëhen bashkë këta!

240

Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin ‘Opinion’ Klodiana Lala dhe Artan Hoxha komentuan vrasjen e Brandon Bregut nga Lushnja, i cili u qëllua për vdekje me 5 plumba në Spanjë.

Gazetarja Lala u shpreh se 42-vjeçari ka pasur probleme me rivalët në Spanjë pasi në të kundërt do ta ekzekutonin në Shqipëri.

Ndërsa gazetari Hoxha, u shpreh se grupet shqiptare jashtë kanë fituar territor dhe se shpreson që të mos bashkohen së bashku, për të krijuar një kartel të mirëfilltë.

PJESË NGA BISEDA:

Klodiana Lala: Nëse kanë probleme me grupet shqiptare i vrasin këtu kur vijnë për festa. Në rastin konkret grupi i Bregut ka pasur përplasje me marokenët. Pra nëse vriten jashtë kanë prekur interesa shumë të mëdha.

Artan Hoxha: Alicante është porta më e madhe e futjes së drograve. Në momentin që do të krijohet një kartel i vërtetë në Shqipëri do e shohim shumë ndryshe. Larg qoftë nëse bëhen bashkë.