Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Me këtë sasi parash, ata nuk e kanë problem që të blejnë zgjedhjet

244

Belgjika në bashkëpunim me Gjermaninë goditën një grup të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, mes të cilëve 6 janë shqiptarë, ndërsa dy prej tyre janë nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës

Gazetari Artan Hoxha, komentoi arrestimet e bëra në Belgjikë, ku u godit një bandë shqiptare që kishte trafikuar tonelata me kokainë.

“Personazhi më i njohur në këtë histori është Ramazan Rraja, një 27-vjeçar. Ai ka qenë para 10 ditësh në Shqipëri. Ai lëviz nëpër BE pasi ka dokumente polake.

Ka shkuar në Bruksel dhe në banesën e një të afërmi të vet ka pasur një takim me një person që është arrestuar gjithashtu. Me Musa Gjikolën. Interesant ka qenë fakti që takimi është bërë mes Gjikolës, Rrajës dhe një shtetasi rus. Duke pasur parasysh që grupet tona kanë marrë trafikun me shumicë të kokainës, kanë nevojë për kontakte të tjera, ndaj nuk është çudi që është një bashkëpunim me rusët.

Kurse Fjoralb Rraja nuk është nip i deputetit, por është një i afërm i tyre. Ka dalë për masë sigurie dhe atij i është lënë 30 ditë burg,” tha Hoxha.

“Me këtë sasi parash, ata nuk e kanë problem që të blejnë zgjedhjet,” tha Hoxha, duke deklaruar se ata trafikojnë tonelata kokainë.