Zbulimi i variantit të ri Covid-19 në Angli që po alarmon Europën, rast aktiv edhe në Itali, flet mjeku i njohur dhe tregon ç’po ndodh: Transmetohet më shpejtësi të lartë

108

Të gjithë shtetet Europiane janë vënë në alarm dhe kanë nisur të pezullojnë të gjithë fluturimet me Britaninë e Madhe. Pasi Anglia po përballet me një tjetër valë ku është konstatuar një variant i ri i koronavirusit që është 70 % më infektues se varianti i parë.

Me shfaqjen e këtij varianti të ri të koronavirusit, ka folur edhe ekspert italia, Walter Ricciardi , i cili dha një intervistë për “Live – Non è la d’Urso” ku theksoi se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt.

“Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.

Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës.

“Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës”, theksoi eksperti

Pas konstatimit të variant të ri të Covid-19, Mbretëria e Bashkuar,  ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

“Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson. Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.