10 rregullat e sigurisë në internet; Çfarë nuk duhet të bëni

103

1- Limitoni dhënien e informacioneve personale
Nuk është e nevojshme që të jepni informacione personale tuaja, qoftë edhe një adresë shtëpie. Janë gjëra të cilat nuk do i ndanit me një të panjohur, jo më me miliona të panjohur online.

2- Siguri në cdo website
Sistemet e operimit kanë një opsion e cila ju lejon që ju të jeni më të sigurt kur kërkoni në internet. Nëse nuk i keni aktivizuar, ju sugjerojmë ta bëni këtë gjë.

3- Kërkoni në faqe të sigurta
Ju nuk do të zgjidhnit që të shkonit në një vend të rrezikshem, përse ta bëni këtë gjë online? Shpeshherë shumë faqe nuk janë të sigurta, dhe njerëzit gjithmonë ngatërrohen me përmbajtjet e tyre, duke rënë pre e këtyre mashtrimeve. Nëse një gjë ju duket dyshuese në një website, mos e klikoni.

4- Përdorni VPN
Një VPN bën të mundur krijimin e sigurisë ndërmjet pajisjes tuaj dhe një serveri të internetit. Nëse pajisja juaj është e sigurt, edhe informacioni juaj do të jetë i sigurt.

5- Kini kujdes së cfarë shkarkoni
Shumë viruse mund të merren nëse ju përpiqeni që të shkarkoni një aplikacion ose program në një faqe jo shume të sigurtë. Kontrolloni website përpara se të doni të merrni dicka prej saj.

6- Zgjidhni password-e të vështira
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur përzgjedhjes së passwordeve, pasi ka raste kur zgjedhin edhe fjalën “password” ose “123456”. Kjo gjë nuk ju bën të sigurt në rrjet. Një password i vështirë është unik dhe kompleks.

7- Nëse bëni blerje online, zgjidhni faqe të sigurta
Në të tilla website duhet të keni shumë kujdes pasi po jepni informacione shumë të rëndësishme për ju sic janë të dhënat e kartës së bankës. Nëse një website fillon me https: në vend të http: , tregon që faqja është e sigurt ( s është për secure ).

8- Tregoni kujdes se cfarë postoni
Cfarë postohet në internet, aty qëndron përgjithmonë, prandaj kini kujdes se cfarë kaloni online, pasi nuk do të keni mundësi ta fshini atë.

9- Bëni kujdes me njohjet në internet
Personat të cilët i takoni online, nuk janë gjithmonë ashtu sic shprehen. Shumë njerëz krijojnë profile fallco për arsye të shumta, dhe duhet të bëni kujdes me to.

10- Përmirësoni antivirusin tuaj
Programet e antivirusit nuk mund t’iu mbrojnë nga cdo gjë, por të paktën do ju tregojnë kur ka ndonjë problem. Për një performancë sa më të mirë, duhet ta përmirësoni gjithmonë atë, për të qenë sa më aktual me sistemet e reja që dalin.