Shpërblimi i fundvitit, pensionistët: Na japin bonus, por çmimet rriten

64

Nga kjo e hënë pensionistët do të kenë në xhepat e tyre 5 mijë lekë të reja më shumë për shpenzimet e fundvitit.

Bonusi që qeveria vendos të japë për këtë kategori nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit. Sipas tyre ka qenë një vit i vështirë dhe me kosto të larta për shëndetin dhe ekonominë familjare.

Në prag të ndërrimit të vitit thonë se duhet të tregohen selektiv për përzgjedhjen e produkteve ushqimore. Luhatjen e çmimeve e ndiejnë edhe qytetarët. Më shumë I rëndojnë pagat e ulta që ata marrin duke i kushtëzuar në blerje.

Pandemia e Covid 19 i bëri shqiptarët edhe më kursimtar, pasi përballja me këtë sëmundje është shoqëruar me kosto të larta.