Ngjarje e rëndë në Tiranë, i mituri vret babanë, efektiv Policie në FNSH

271

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tiranë, ku një fëmijë i mitur ka vrarë aksidentalisht babanë e tij, i cili punonte si efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku djali 7 vjeçar ka qëlluar babanë e tij R.B me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.