Ndërron jetë nga COVID-19 ish-deputeti i Partisë Demokratike, ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi

308

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku si pasojë e koronavirusit. Këtë lajm e ka bërë të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko.

Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë dot koronavirusit.

Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës” – shkruan Sejko në Facebook.

Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës. Gjithashtu Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.