Luftoi me COVID-19, aktori Malkaj: Mbrojmë pronën publike dhe hamë dru

253

Aktori Mehdi Malkaj ka qënë i parnishëm në protestën që zhvilloi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Ministrisë së Brendshme.

Malkaj ka treguar se së fundmi ka luftuar me koronavirusin dhe ia ka dal ta mund atë, duke sqaruar kështu edhe mungesën që ka bërë mes aktivistëve.

“Kam qenë duke luftuar me atë virusin dhe e munda. Gjithë muajin nëntor dhe ca nga dhjetori”, tha aktori.

Më tej, Mehdi Malkaj ka kometuar edhe protestën që u zhvillua ditën e sotme nga ana e aktivistëve, duke e paralelizuar atë me protestën e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës.

“U çuan ata që këta i quajtën adoleshent. Dogjën atë pemën sintetike, thyen edhe ca xhama dhe për këtë ata hëngrën dru. Me apo pa të drejtë ata hëngrën dru. Tani ne jemi ata që mbrojnë pronën publike. Ne që mbrojmë pronën publike hajmë dru. Tani ose do ta hash drurin që prish pronën publike…ajo ishte e turpshme. Unë mendoj se policia ka një stil të rreh me dashuri. Mbase nisen nga shprehja ai që të do të rreh. Po ai që të vdes? Ne nuk e kemi ndërprerë ndonjëherë protestën. Kemi tre vjet. Se na vinë të tjerë e kanë derën të hapur”, u shpreh Malkaj.