Gjykata e Tiranës jep vendimin e formës së prerë/ Zbardhet vendimi përfundimtar për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri

105

Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”.

Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes mori formë të prerë në datën 17 dhjetor.

Në kërkesën e pushimit të çështjes thuhet: “Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik”.