Befason me deklaratën ish-drejtuesi i Policisë: Sandër Lleshaj nuk u largua për vrasjen e Klodian Rashës, ja çfarë mbante në xhep prej muajsh!

117

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi nuk e lidh dorëheqjen e Lleshajt me vrasjen e Klodian Rashës.

Prençi thotë se Lleshaj prej muajsh shëtiste në Shqipëri me dorëheqjen në xhep dhe pritej nga sot nesër. Sipas tij kjo vrasje i shërbeu Lleshaj që të ikë, por nuk ishte ai që duhet të mbante përgjegjësi për ngjarjen.

“Unë dorëheqjen e Lleshajt s’e shoh të lidhur me ngjarjen. Ai shëtiste në Shqipëri prej muajsh me dorëheqjen në xhep, pritej o sot o nesër. Erdhi momenti dha dorëheqjen, por s’e lidh me ngjarjen. Është drejtues politik i MB, dhe realizon ato pikat, është menaxheri kryesor i saj. Nëse ka përgjegjësi qoftë dhe morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lleshaj gjeti rastin për të mbyllur historinë me MB”, tha Prençi për News24.