Aksident i rëndë, makina përplas të miturin

277

Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplas një fëmijë që po kalonte rrugën.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Osman Haxhija”, në zonën e njohur “Bishti i kalldrëmit”, ku mjeti tip Ford aksidentoi fëmijën e mitur.

Fatmirësisht fëmija i aksidentuar ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.