VIDEO / Pasi merr vaksinën anti-COVID, infermierja humb ndjenjat

120

Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, menjëherë pasi mori vakisnën  e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, është ndjerë e trullosur dhe ka humbur ndjenjat.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konferencë shtypi dhe kamerat kanë fiksuar gjithë momentin.

Infermierja Tiffany Dover ishte ndër infermieret e para në Chattanooga, që mori vaksinën kundër COVID-19.

Më vjen keq që jam vërtet e trullosur. Më vjen keq ... ‘tha ajo para se të binte përtokë ndërsa dy kolegë nxituan ta kapnin dhe t’I jepnin ndihmën e parë.

Teksa infermierja u përmirësua dhe ishte në gjendje të fliste, është shprehur se kjo ishte një gjendje e zakonshme.

Të tillë gjë ka pohuar dhe Dr. Jesse Tucker, Drejtor Mjekësor i mjekësisë së kujdesit kritik në CHI Memorial, i cili gjithashtu mori vaksinën.

“Është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion,” tha mjeku.

https://youtu.be/dGs6muALHGk