Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin Covid, të paktën 9 të vdekur

210

Një tragjedi e vërtete, ajo  që ka ndodhur në një spital që trajton paciente me Covid në Turqi.

Të paktën 9 persona kanë gjetur vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombole të madhe me oksigjen që furnizonte repartin e Covid-19.

Ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin Gaziantep, në një spital privat.

Viktimat, sipas autoriteteve, jane te gjithe nga mosha 56 deri ne 85 vjec.

Ne momentin kur ndodhi shperthimi ne terapi intensive po trajtoheshin 19 paciente.

9 pacientet e tjere me Covid jane derguar ne spitalet me te aferta per te vijuar trajtimin ne terapi intensive.

Autoritetet turke bënë të ditur se kanë nisur një hetim të plotë ligjor mbi këtë rast tragjik.