Shpërblimi për vitin e ri, të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve

80

Këtë fundvit pensionistët janë e vetmja shtresë e financuar nga buxheti i shtetit që do të përfitojnë shpërblim për festat në masën e 5 mijë lekëve të rinj.

Në qytetin e Kukësit pensionistët janë të ndarë në ato që shprehen falënderues për masën e shpërblimit dhe ato që janë të pakënaqur me këtë shumë.

Por pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, emëruesi i përbashkët i tyre është kërkesa për rritje pensioni. “Me 5 mijë lekë çfarë mund te bëjmë? Është shpërblim që nuk plotëson asnjë nevojë, por problemi nuk është tek shpërblimi por te pensioni, që është totalisht i pamjaftueshëm”, thonë disa pensionistë të intervistuar.   

Në qytetin e Kukësit, të ardhurat kryesore financiare të pjesës dërrmuese të familjeve janë pensionet dhe ndihma ekonomike.