“Pse nuk i kreh kurrë flokët?”, kryeministri Boris Johnson i jep përgjigjen e papritur gazetarit

312

Kryeministrit britanik, Boris Johnson-it, i është bërë një pyetje e sikletshme nga një gazetar gjatë një vizite në Bolton. Atij i ishte lutur e ëma ta pyeste kryeministrin pse nuk i kreh flokët dhe t’i lutej që ta bënte, pasi përfaqëson vendin.

Kryeministri e mori me të qeshur pyetjen dhe tha se i kreh flokët, madje një krëhër e mban në zyrë.

“Mund të të them që i kreh flokët, madje kam dhe një krehër në zyrë. Të lutem përcilli mamasë urimet më të mira për Krishtlindje nga unë dhe ndjesë për flokët e mi. Bëj më të mirën për to por kështu i kam”, u shpreh Johnson.