Plas keq dhuna! Goditet arbitri dhe ndërpritet ndeshja në Shqipëri

127

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur para startit të sfidës mes Delvinës dhe Albpetrolit në Kategorinë e Dytë. Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së arbitërit është anuluar. Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.

Reagimi i Delvinës

“Fk Delvina shprehet e indinjuar nga incidenti i ndodhur diten e sotme ne ndeshjen kunder Albpetrolit, per hyrjen ne fushe te 1 personi i cili ka godit anesorin pasi eshte futur ne fushe,ndeshja eshte nderprere pas ketij incidenti,nuk mund te goditet 1 qytet i tere 1 ekip i tere nga 1 njeri qe fundja mund te quhet i cmendur dhe eshte futur ne fushen e sportit kur ndeshja eshte pa spektatore, kerkojme vetem drejtesin asgje me shume, ekipi qyteti nuk eshte fajtor per asgje dhe nuk ka pjese fare ne kete incident,kerkojme 1 zgjidhje dhe sqarim sa me te shpejte te ngjarjes”

Reagimi i policisë

“Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit. Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.”