Ministria e Shëndetësisë jep detaje për spitalet COVID: Shërohen 405 qytetarë! Ja sa persona janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

222

Pavarësisht numrit të lartë të personave që infektohen me koronavirus, numër i madh është edhe i personave që shërohen nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Covid19