Këto janë produktet që s’duhet të mbani kurrë në banjo

299

Banjo është “qendra” e rutinës së mëngjesit, por sipas një studimi të bërë nga University of Pisa, thuhej se disa produkte do të ishte mirë mos t’i mbanit në banjo sepse mund të jenë të ekspozuara ndaj baktereve dhe toksinave të dëmshme. Ja cilat janë këto produkte:

Furça e dhëmbëve: Megjithëse furça e dhëmbëve është produkti që të gjithë e mbajnë në banjo, nuk duhet të ndodhë më kështu. Sipas studimit në një furçe dhëmbësh të lënë në banjo mund të gjenden rreth 60% lloje mikrobesh dhe bakteresh. Duhet të dini se as mbulesa e furçës nuk është e sigurtë sepse ajo ndihmon në akumulim më të madh të baktereve për shkak se nuk e lejon furçën të thahet.

Kontraceptivët: Nxehtësia dhe lagështia në banjo i bën këto pilula ta humbasin qëllimin e tyre. Ato duhet të mbahen në një vend të thatë dhe të freskët që nuk ka luhatje të shpeshta temperature. Ekspertët rekomandojnë që as medikamentet e tjera të mos ruhen në banjo.

Produktet kozmetike dhe furçat e make up-it: Luhatja e temperaturës në banjo i prish produktet kozmetike. Ndërsa furçet e make up-it janë të ekspozuara ndaj baktereve në këtë mjedis. Lagështira i ndihmon bakteret të lulëzojnë sidomos në furça.

Parfumi: Nëse parfumi lihet në banjo ai ndryshon aromën e tij. Avulli i dushit dhe lagështira çojnë edhe avullimin e tij.