“Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si…”/ Rama shpërthen me batuta me qytetarin: Këta demokratët e Shijakut i dua shumë, s’e ka besu nona e demokratit, e shef ti si bëhet kjo punë

109

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkëmbyer sërish batuta me qytetarët në Shijak për të thumbuar Partinë Demokratike.Rama teksa i dorëzonte çelësat e shtëpisë së rindërtuar një familjeje në Shijak, ka etiketuar një vajzë si demokrate.

Ai i ka dhënë mesazhin se qeveria dhe PS çfarë bën e thotë, dhe çfarë thotë e bën, kurse demokratët e bëjnë ndryshe.

‘’Nuk e besonit? S’e ka besu ajo, s’e ka besu nona e demokratit, e shef ti si bëhet kjo punë. Dëgjo ta mësosh mirë, ta dëgjosh mirë me këtë rast, ne çfarë themi e bëjmë, çfarë bëjmë e themi. Kurse ju demokratët e keni ndryshe. S’po ta them si e keni por e keni ndryshe.

Nejse, tashti u bë kjo. Populli mos u shqetëso, dëgjo,dëgjomë mua, ky popull i ka sytë e hapur, të jep ujë në bisht të lugës, nuk janë popull disa që bëjnë zhurmë e rrëmujë. ‘’- tha Rama.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë…

Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë?

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?