Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçari

112

Një person ka humbur jetën, ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se shtetasi Sh.H. 45 vjec, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke humbur jetën.

“Më datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e policisë

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.