Lejet e qëndrimit për shqiptarët në Greqi, të vlefshme deri në fund të marsit

222

Pandemia ka detyruar Greqinë të shtyjë sërish afatin për lejet e qëndrimit të emigrantëve.

Lajmin e dha ambasada shqiptare në Greqi, sipas së cilës, vendimi është miratuar në Parlamentin grek.

Shtyrja do të jetë e vlefshme deri në datën 31 mars të 2021.

“Edhe një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi: Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021.”