A e pagoi presidentja në detyrë tarifën e Rrugës së Kombit? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani

119

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizitës në Tiranë ka folur edhe për traun e pagesave në Rrugën e Kombit.

Osmani e cilësoi si tra psikologjik dhe tregoi nëse e ka paguar tarifën kur kaloi.

“Këtë radhë kishte një pjesë të delegacionit që të mos kishte problem, një pjesë që erdhi më vonë e pagoi. Por kjo nuk ka të bëjë me delegacionin, por për qytetarët që vijnë në Shqipëri, disa për qejf, disa të tjerë sepse shërbehen edhe për shërbimet shëndetësore.

Arsyet janë të shumta, por e shoh si një barrierë psikologjike që nuk do të duhej që të ishte aty. Prandaj kam qenë e zëshme që prej ditës së parë.

Unë po i shoh të njëjtat shqetësime edhe te shumë qytetarë të Shqipërisë. Detyra e liderëve do të ishte si të eliminojmë barrierat, tarifore dhe jo tarifore” tha ajo.