Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

137

15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 2745 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 787, ndërsa 517 persona raportohet të jenë shëruar. 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës. Tregoni kujdes për respektimin e këtyre rregullave në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe shmangni grumbullimet e çdo lloji.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 787
Të shëruar ne 24 orë 517
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2745

Testime totale 231.897
Raste pozitive 51.424
Raste të shëruara 26.898
Raste Aktive 23.471
Humbje jete 1055

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12594
Fier 1743
Durrës 1395
Shkodër 1254
Vlorë 1157
Korçë 1090
Elbasan 986
Berat 925
Lezhë 920
Gjirokastër 555
Kukës 458
Dibër 394.