Bllokohen YouTube dhe aplikacione të tjera të Google

286

Disa aplikaicone të tjera të Google, përfshi edhe YouTube, rrjetin social të videove, kanë dalë jashtë funksioni dhe përdoruesit nuk mund kishin akses në to për gati një orë. Bllokimi ka ndodhur në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë.

Përdorues të ndryshëm raportuan probleme me Gmail, Google Drive, Android Play Store, Maps dhe të tjera. Por, nga ky defekt nuk është prekur shërbimi i kërkimit të materialeve në internet i Google, dhe browser-i, Chrome.

“Jemi në dijeni të problemit që ka prekur pjesën më të madhe të përdoruesve”, tha Google në një deklaratë. Shkaqet mbeten ende të paqarta.