Vrasja e Klodianit/ Protestuesit në Shkodër thyejnë xhamat e selisë së PS

239

Qindra qytetare kanë marshuar në rrugët e Shkodrës në shenjë indinjate për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha pak ditë më parë.

Me pankarta në duar, të rinj, gra e burra, si dhe të moshuar mbanin në duar pankarta kundër forcave te policisë dhe qeverisë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Mirëpo marshimi në dukje I qetë I nisur në pedonalen e Shkodrës, është përshkallëzuar në momentin që janë hedhur sende të forta dhe janë thyer xhamat e selisë së PS në këtë qytet.

Ndërsa drejt forcave te rendit , protestuesit kanë qëlluar me hurma.