Stresi kërcënon Ardi Veliun: Ik ose do të djegim karburantet dhe gjithë Tiranën!

237

Këngëtari Arkimed Lushaj, që ndryshe njihet si Stresi, duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga protestat. Të paktën jo derisa të largohet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kërcënimi këtë herë shkoi për të, të cilit Stresi i kërkoi largimin deri të dielën. Në rast të kundërt, ai paralajmëroi se do t’i vihet flaka të gjithë Tiranës.

“Lleshi ka ik për tenderimin e uniformave, Ardi Veliu deri të dielën ultimatium, o do digjet Tirana, 72 orë, të dielën në darkë do të digjet Tirana. Do të ikim dhe në Surrel po deshët. Kujdes Ardi Veliu??? 72 orë ultimatum ose pyete Fatmir Xhafën??? Të dielën 00:00 do të digjen karburantet. S’jam as me PD, as me LSI, jam me drejtësinë, po drejtësi nuk ka.”

Stresi vijon të kërkohet nga policia, pas protestës së dhunshme të mbajtur dy ditë më parë për vrasjen e Klodian Rashës.