I bëri lëmsh të gjithë me deklaratën, reagon vajza që pretendoi se ishte motra e Klodian Rashës

195

Mes qindra protestuesve mbrëmjen e sotme ishte edhe Bukuroshe Sali, e cila papritur dha identitet të rremë duke thënë se ishte Bora Rasha, motra e vetme e Klodian Rashës që u ekzekutua nga policia në orët e para të ditës së djeshme duke marrë vëmendjen e medias.

“ABC” ka kontakuar vajzën që mashtroi duke pretenduar se ishte motra e Klodian Rashës.

Vajza u shpreh se nuk ishte motra biologjike e Klodian Rashës, por duke se qenë se burri i saj e ka pasur shok fëmijërie dhe për shkak të marrëdhënies, e konsideronte si vëlla.