Zgjedhjet amerikane ne filtrin e gjykates supreme amerikane

288

Opinion nga Nesti ZEFI

Ma shumë se nji muej ma parë janë mbajt zgjedhjet presidenciale në SHBA, procesi i të cilave u shoqnue me nji kontestim që nuk kishte analogji me asnji histori kontestimesh në atë vend.

Në nji demokraci institucionale të konsolidueme si ajo amerikane edhe dyshimi i arsyetuem në buonsens asht i mjaftueshëm për me legjitimue zhgënjimin për nji hap mrapa të demokracisë amerikane dhe rrezikut të imponimit të rezultatit prej lobeve masonike të nandheshme që tashma po dalin me arrogancë në sipërfaqe. Personalisht, edhe pse jam nji ndër mbeshtetësit e hershëm të Trumpit, bash kur u shfaq në skenë kur askush nuk besonte se ai do fitonte, nuk kam ba asnji status reagues ne fb mbi këto zgjedhje, tue u mundue me u dokumentue e me pa ma gjanë e përtej linjave të tifozllekut banal.

Tue kenë jo fort i primë me u besue teorive komplotise kuturu e pa fakte edhe pse e dij mirë sikur thotë Unjilli se bijtë e territ ekzistojnë e dijnë me u organizue mirë për interesat e tyne perverse, prep se prep, nuk kam projektue mbi presidencën Turmp mesianizmin shëlbues politik, sepse në fund të fundit historia njerëzore asht në dorë të Zotit e jo të njirit, sado i fuqishëm ai të jetë. Megjithatë, në këtë periudhe historike, randësia e konfirmimit të presidencës Trump, asht vërtet kruciale për fatet e botës e të ekuilibrave të saj politike, kulturor, gjeopolitik e antropologjik.

Në vendet perëndimore për shkak të relativizmit të skajshëm vleror qe ka molepsë shoqnitë e institucionet e tyne po cedohet përditë terren në favor të dispotizmit të pergjakshëm të vendeve islamike e atyne aziatike me Kinën në krye, të cilët po kandidohen me zavendësue zbrazëtinë e politiken vetëvrasëse të shteteve europiane. Logosi europian i ushqyem prej kulturës historike të kshtenë po kërcënohet prej kaosit e modeleve sunduese despotike e totalitariste të kulturave të tjera ku dimensioni njerëzor, liria, përgjegjësia nuk ka mbrri kurrë atë të kulturës perëndimore.


Presidenza Trump ishte nji shpresë ne veprim për amerikën e mbarë botën e dëshmueme në 4 vite qeverisje pa luftë instrumentale në vatrat e ndezuna të botës, me prosperitet të qëndrueshëm ekonomik në amerikë e mbi të gjitha me nji qasje morale mbi antropologjinë njerëzore e kujdes të vecantë për të kshtenët e persekutuem në vendet islamike e të tjera diktatoriale. Promovoi kulturën e jetës si asnji president në dekadën e fundit në amerike, vuni bazat me neutralizue agjendën kriminale të lobeve perverse masonike që kishin mbrri në zenit me presidencën falimentare të Obamës dhe sinjale të rëndësishme për despotët e vegjël anembanë botës, tue rivitalizue andrrën e demokracisë amerikane.

Trumpi u ba ba Davidi që luftontë me Golinë dhe në fakt as Hitleri nuk u vu në shënjestër sa ai në këto 4 vite qeverisje prej nji koalicioni të madh, përtej të djathtës dhe të majtës, të establishmentit kulturor e politik botnor. Aleatët e vetëm të Trumpit ishin e janë amerikanët e ndershëm, puntor, njerëzor e qytetarët e lirë të mbarë botës, të cilët vunë oroe cilësitë e nji lideri të vërtet në këtë moment historik në personin e tij.


Qysh me humbjen e kandidatës demokratike Hillary Clinton përballë presidentit Trump, filloi procesi i sabotimeve të presidencës së tij me nji sinkronizim perfekt të pushteteve masonike në amerike e tanë botën. Në fillim u sajuen medemek ndihmat e Rusëve në favor të Trump e sa u shfry ky pretendim absurd, në mënyrë të cuditshme e bash në vitin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, bota zhytet në dramën e pandemisë nëpërmjet nji virusi, origjina e të cilët tashma nuk asht ma aksidentale por qartësisht në funksion të rikonfigurimit të nji rendi të ri botnor simbas kapricove diabolike të eksponentëve të saj.


Dita e zgjedhjeve u vërtetue katërcipërisht di dita e turpit për amerikën e demokracinë e saj, ku edhe të dekunit u njallën me votue kandidatin demokratik Biden, nji manekin i plakun e i manovruem prej segmentave të grupeve të errëta masonike, tashma krenar se ia mbrrinë me manipulue zgjedhjet e frenue presidentitn Trump. Ende pa u certifikue zgjedhjet, liderat e tredhun të qeverive të ndryeshme në botë, u lshuen me i ba urimet kandidatit Biden. Qëndrimi i presidentit Trump në këtë moment të zorshëm për demokracinë e historinë amerikane ishte vërtet ekselent, tue vazhdue betejën e tij institucionale për me vendosë drejtësi pa u dorëzue edhe përballë presioneve madje edhe familjare për me njoftë fitorën e rivalit të tij në këto zgjedhje të manipulueme.

Zhvillimet e fundit në Texas, arrestimet e fundit për vjedhje elektorale e mundësia që kjo kauzë të trajtohet prej gjykatës së naltë amerikane, janë shpresa e fundit për me pshtue nderin e demokracisë amerikane. Javët në vazhdim do të jenë vendimtare për fatet e botës e tashma duket se ka fillue procesi i zmontimit të kupolës të revolucionit mason, të instaluem në deep state amerikan e botnor e sidomos po evidentohet qartë trathëtia e disa segmenteve të Cia-s amerikane që janë vu në shërbim të aleancës perverse të pushteteve të errëta të botës kundër presidentit Trump.


Shpresojmë që vendosmënia e presidentit Trump të shpërblehet e rendi i arsyes të rikuperohet në mënyrë që vullneti i popullit amerikan të lexohet integralisht në krejt domethanien e tij.