“S’ka Zot që na ndal sot”/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit përleshen me policët

217

Tensionohet situata para Ministrisë së Brendshme mes protestuesve dhe policisë.

Qytetarët që janë mbledhur për të protestuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha kanë ndjekur edhe maskën në shenjë proteste.

Protestuesit kanë tentuar që të futen brenda godinës së ministrisë, por u penguan nga efektivët.

Njëri nga të rinjtë që ndodhet në protestë dëgjohet teksa thotë: “S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”.