Protestuesit tentojnë të futen në Kryeministri, forcat policore rrethojnë godinën

215

Tensionohet sërish situata para Kryeministrisë.

Protestuesit tentuan që të futeshin brenda godinës. Ata shkelmuan dhe qëlluan me sende të forta dyert e Kryeministrisë.

Ndërkohë, janë shtuar forcat e policisë. Efektivët e Forcave Speciale kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë zmbrapsur protestuesit.