Nis sërish protesta para Kryeministrisë

247

Kur dukej se situata ishte qetësuar para kryeministrisë, pas tubimit të nisur në orën 16:00, një tjetër protestë ka filluar para godinës së qeverisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për një marshim paqësor në bulevardin kryesor të Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.