Flet babai i Klodjan Rashës: Ma masakruan djalin në derë të shtëpisë

190

Qazim Rasha, babai i Klodjan Rashës që u vra nga policia në orët e parë të mëngjesit të së martës, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Duke folur për gazetarin Spartak Koka pranë vendit ku iu vra djali, Qazim Rasha është shprehur se 25-vjeçari doli nga shtëpia për të pirë një kafe. Sipas tij, ai u ndoq nga policia sepse ishte pa maskë. Vrasjen e djalit nga policia, Qazim Rasha e konsideron “masakrim në derë të shtëpisë”.

Spartak Koka: Për gjithë opinionin publik që kanë shumë pikëpyejte, thonë që ka pasur armë, çfarë mund të më thuash për Klodin e di që jeni baba dhe është një ngjarje e rëndë, por ka nevojë për t’u zbardhur ?

Qazim Rasha: Ke dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me polici duke gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë me pi një kafe dhe ka ardhur për tek shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë gjurmuar. Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë unë e pushkatojë. Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje… Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston. Po të shkosh të shikosh kufomën, është degjenuar kufoma.

Spartak Koka: Djali juaj nuk ka pasur precedentë të mëparshëm se është thënë që është kapur për pengmarrje?

Qazim Rasha: E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga ato unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe. Më tha vetë shefi që ato e kanë bërë, por çfarë ti se atë janë maskarenj që kanë bërë veprimin. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…

Ndërkohë, punonjësi i policisë është arrestuar dhe akuzohet për tejkalim të kompetencave për përdorimin e armës. /tvklan.al

https://youtu.be/fdm1vogyUqw