U qëllua nga policia me një plumb në zemër/ Babai i 25-vjeçarit pëson shok pas lajmit të vrasjes së të birit

401

Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha ka dhënë dëshminë e tij të parë në Komisariat, pas vrasjes nga policia të të birit.

Sipas News24, ai ka pësuar shok kur ka mësuar lajmin se i biri nuk jeton më. Klodiani humbi jetën në vend pasi u qëllua me dy plumba nga punonjësi i policisë që i kërkoi të ndalonte, por i riu nuk u bind. Njëri plumb e ka prekur në zemër, duke rezultuar fatal për jetën e tij.

Ngjarja ndodhi pas mesnate në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në rrugicën pranë shtëpisë së viktimës.

I riu rezultonte i dënuar me një muaj burg dhe kishte pasur më pas disa kallëzime për të në Polici, për dhunë në familje.

Babai, ka thënë për hetuesit se i biri doli për të pirë kafe edhe pse ai i kishte kërkuar të mos dilte, për shkak të orës policore.

Ai madje këmbëngul se i biri nuk ka pasur armë me vete dhe ka mohuar që i biri të kishte pasur ndonjë shqetësim apo konflikt kohët e fundit.

Situata nuk ka qenë e mirë kur ai ka mësuar lajmin dhe ka pësuar shok duke mos pranojë të besojë atë që kishte ndodhur.

Ai ka kërkuar nga blutë që të hidhet dritë mbi që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.