Koronavirusi në Shqipëri, shifrat në 24 orët e fundit

615

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, nga të cilat 753 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 14 persona, ndërsa 347 janë shëruar.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.