Koronavirusi në Shqipëri, shifrat në 24 orët e fundit

76

Ministra e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1963 testime, nga të cilat 695 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 17 persona, ndërsa 563 janë shëruar.

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.