Moti i keq, pezullohet lundrimi në det

92

Kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që të pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë.

Vendimi e kanë marrë institucionet portuale, ku i kanë kërkuar peshkatarëve që të mos dalin me mjetet lundruese këtë të diel në det.

Kjo për shkak të dallgëve të mëdha si pasojë e erës dhe rrezikut për jetën e tyre.

Sipas parashikimit, pritet që të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike gjatës ditës së hënë ku pritet të lejohet lundrimi i anijeve të vogla.