Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

92

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës rihter është regjistruar këtë të diel në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra ka qenë në detin Adriatik, afer Ishmit të Durrësit, ndërsa thellësia ishte 11 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë. Nuk raportohet për dëme materiale.