Votohet qeveria në Mal të Zi/ Shqiptari Dritan Abazoviç në postin e zëvendëskryeministrit

294

Parlamenti i Malit të Zi miratoi me 41 vota qeverinë e re të Zdravko Krivokapiç.

Shqiptari Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit “E bardha në të zezë” do të jetë zv.kryeministër. Synimi i Krivokapiçit ishte krijimi një qeveri të ekspertëve që do të trajtojnë gjendjen e pandemise dhe të përballen me pasojat e krizës ekonomike.

Për herë të parë në tre dekada partia e Milo Gjukanoviçit nuk është në qeveri.