Jozefina Topalli: Në krye të PD, një lidership me mentalitet enverist, nuk pajtohem asnjëherë

144

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, në një intervistë ndryshe, rrëfeu marrëdhëniet e saj me demokratët. Ajo tregoi për “Vizionin e Pasdites” se Partia Demokratike e dikurshme nuk ekziston më.

Sipas Topallit, PD sot drejtohet nga dikush me mentalitet enverist dhe u shpreh me bindje se këtë nuk do ta pranojë asnjëherë. Ndërsa për “Gardën e vjetër” të PD, Jozefina Topalli tha se vazhdon të ruajë marrëdhënie.

“Jeta ime është 20 vite me demokratët. Ajo që ishte Partia Demokratike nuk ekziston më sepse në krye të saj është një lidership që ka një mentalitet enverist me të cilin unë nuk mund të pajtohem asnjëherë.

Por edhe sot që flasim bashkë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve unë vazhdoj punën dhe komunikimin me demokratë me të cilët unë kam punuar prej vitresh, shumë prej të cilëve i kanë larguar. Unë nuk jam aq naïve sat ë besoj që germat ose sigla e dy germave PD është Partia Demokratike. Të jesh demokratike do të thotë të kesh ca vlera dhe ca parime.”