DETAJE/ Polici po kthehej nga Rinasi kur u vra, u qëllua nga një mjet tjetër

111

Zbardhen detaje të tjera për vrasjen që tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Nga burimet mësohet se 26 vjecari Xhulio Prela po kthehej nga aeroporti i Rinasit në momentim që ndodhi krimi.

Ai banonte në Rrile dhe me origjinë ishte nga Puka. Polici u qëllua në autostradën Milot – Lezhë nga një automjet tjetër të cilin policia e ka identifikuar.

Mjeti me të cilin udhëtonte ai më pas doli mga rruga dhe përfundoi në një parcele. Në vendngjarje janë zbuluar tri gëzhoja arme zjarri. Sipas burimeve Xhulio Prela kohët e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë.