COVID-19 i merr jetën muzikantit shqiptar

372

Shkodra ka humbur sot një tjetër muzikant! Mësohet se artisti Sokol Marku ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Mësohet se prej një muaji, 62-vjeçari ishte duke luftuar ndaj Covid-19 në Turqi, por nuk ia ka dal të fitonte këtë betejë. Për 5 vite, prej vitit 2009 deri në 2014, Sokol Marku ka drejtuar shkollën e muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta është konfirmuar nga kompozitori Gjon Shllaku.