“Të të vijë turp që e thua” Plas sherri në studio, Lala përplaset me Lleshajn: Je grua dhe më çarmatos, më ke zënë ngushtë

243

Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes gazetares Klodiana Lala dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

E gjithë përplasja ka nisur për shifrat e Operacionit Forca e Ligjit, strukturë e ngritur kjo për të goditur krimin e organizuar.

Lleshaj deklaroi në studion e “Opinion” se OFL ka patur sukses të madh.

Në këtë moment gazetarja Lala ndërhyri menjëherë duke i thënë ministrit: T’ju vijë turp që e thoni këtë. I zënë ngushtë, ashtu siç pohoi dhe vetë sepse përballë kishte një grua, ministri Lleshaj zgjodhi të mos i përgjigjej Klodiana Lalës “me të njëjtën gjuhë”.

“Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?”, tha Lleshaj.

DEBATI NE STUDIO:

Lala: A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.

Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?

Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?

Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?

Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.

Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.

Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.

Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?

Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi.  OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…

Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!

Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.

Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?