Ministri Lleshaj tregon sa u ble BMW-ja e tij luksoze

82

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë vetëm 49 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimet për një pagesë prej 100 mijë eurosh.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye, me postin e Ministrit të Brendshëm, ai e ka marrë me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

“Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro. Duhet të jesh Ministër i Brendshëm që ta marrësh me ketë çmim. U morr direkt te prodhuesi në Bavari. Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal. 95 mijë euro kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh” – tha Lleshaj.