Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut

76

Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli. Ai po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.

Dakli, inxhinier me profesion, ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitin 1996-2000 nën siglën e Partisë Demokratike.

Në dhjetor të 2015, Bashkia e Elbasanit asokohe e drejtuar nga socialisti Qazim Sejdini i dha titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.