Gjobiten 5 persona të infektuar me COVID, nuk respektuan vetëkarantinimin

421

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 571 qytetarë, pasi lëviznin pa maskë mbrojtëse.

Ndërkohë, pesë persona të infektuar me COVID-19 nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe janë gjobitur me nga 700.000 lekë. Po ashtu, iu është venë gjobë edhe 18 personave që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.