Radhë për taksat e automjeteve, qytetarët presin me ditë për të shlyer detyrimet

65

Radhë të gjata janë krijuar pranë sporteleve të drejtorisë rajonale të transportit rrugor në Korçë. Edhe pse në kohë pandemie, dhjetëra qytetarë prej disa ditësh po qëndrojnë në pritje pasi nuk po marrin shërbim për shlyerjen e taksave vjetore të automjeteve.

“Thonë që s’punon sistemi. Po nja tre ditë këtu.”

“Jam shërbim taksi. E kishim qe pardje taksat s’punon sistemi thonë.”

“Dy ditë. Për të paguar taksat. S’punon sistemi thonë.”

Edhe në Gjirokastër drejtuesit e mjeteve thonë se nuk kanë marrë shërbim prej katër ditësh.

“Kemi 4 ditë. Thonë nuk punojnë kompjuterat.”

“E katra herë. S’punon shërbimi. Te shohim sot.”

Probleme pati dhe pranë drejtorisë së transporteve në Shkodër, aty ku shumë shoferë pavarësisht pritjes së gjatë nuk arritën të shlyenin detyrimet vjetore.

Sipas autoritetet rajonale, e gjithë situata është shkaktuar për shkak të ndryshimit të sistemit dhe programeve kompjuterike. Ndërkohë radhët nga ana tjetër pritet të shtohen akoma më shumë pranë sporteleve pasi shumë drejtues mjetesh zgjedhin muajin dhjetor për shlyerjen e taksave.