“Lot e dhimbje për shpirtin tënd” Policia e Shtetit në zi/ Virusi i merr jetën para kohe zyrtarit të lartë (EMRI)

373

Një lajm i hidhur vjen për Policinë e Shtetit. K.oronavirusi i ka marrë jetën një tjetër figure të rëndësishme të këtij institucioni.

Mësohet se dje në mbrëmje është sjellë me avion Charter nga Stambolli trupi i pajetë i oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.

Ai ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare ndërkohë nuk kanë munguar dedikimet prekëse në rrjet.

“Një yll shkeputet sonte nga shpia e madhe e fisnike e Pal Mark Elezit të Currajve të Epërm.

Ora 22.00 Rinas. Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.
Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin.


Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.
Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë.

Të qoftë i lehtë dheu vëlla, kumbarë dhe shok i mirë Bibë Dodë Qokaj!
& Mark Sokoli & Sokol Qokaj & Tunxh Vatnikaj”, shkruan një miku i tij.