Mjeti del nga rruga, humb jetën një person

243

Një aksident me pasojë vdekjen u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rural Kastiot-Arras në Dibër.

Referuar njoftimit të policisë, një mjet doli nga rruga dhe për pasojë, humbi jetën pasagjeri 34-vjeçar.

Pas aksidentit ai u dërgua në spital bashkë me shoferin dhe dy pasagjerët e tjerë, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.